Ju njohim të gjithëve !
(shtet, fashistë dhe racistë të përditshëm)
Në datën 25 të Nëntorit të kaluar një fashist në një fshat të Korfuzit vrau 63 vjeçarin shqiptar punëtor Petrit Zifle. Edhe një tjetër emigrant shqiptar mbetet i vrarë nga dora e një fashisti grek. Megjithatë, asnjeri nuk flet për emigrantët e vrarë nga racistët grekë dhe policia. Emrat e këtyre emigrantëve duhet me doemos të harrohen.Vetëm nga sa ka deklaruar zyrtarisht policia janë mbi 1000 emigrantë të vrarë të paidentifikuar, akoma më të shumtë janë të vrarët dhe të mbyturit në kufijtë detarë të Greqisë deri më sot. Rreth 150 emigrantë -shumica e tyre shqiptarë- janë vrarë nga viti 1996 deri në 2010 nga policia, fashistët apo racistë të rëndomtë.
Urrejtja ndaj emigrantëve është një motiv i qëndrueshëm i ndërgjegjes greke që prej vitit 1990. Fama e keqe që ndjek brezin e parë të emigrantëve shqiptarë te erdhur në Greqi është se janë të gjithë kriminelë. Në këtë mënyrë shoqëria greke mbështet planet e shtetit grek për të lënë në një status paligjshmërie punëtorët emigrantë në vënd, ata të cilët për 30 vjet me radhë kanë bërë punët më veshtira për pronarët grekë, ata të cilët kanë punuar aq shumë që të krenohet shoqëria greke se ‘u zhvillua’, ata të cilët ndërtuan pallatet e grekëve, mblodhën prodhimet e tyre bujqësore, u kujdesën për fëmijet dhe të moshuarit, dhe pastruan shtëpitë e tyre.
Shteti dhe shoqëria greke këtu e 30 vjet luajnë këtë lojë të pistë mbi kurrizin e emigranteve/ëve.Vetëm në këtë mënyrë justifikohet që dhuna që ushtrohet ndaj tyre të mos ketë pasur reagim. Për këdo që kundërshton kujdeset policia dhe fashistët e organizuar… Garancia dhe referenca që do të marrin këta të fundit janë mbështetja që do të marrin nga përkrahësit e tyre grekë të çdo lloji, partitë e tyre të majta apo të djathta, parlamenti i cili mban zi në këmbë për vdekjen e Kacifas dhe së fundi masmediat të cilat i ofrojnë publikut grek një mori lajmesh nacionaliste, publik i cili urren mjaftueshëm minoritetet e tij, ato media të cilat me titujt e lajmeve të tyre përbejnë një justifikim moral të fajësisë dhe shtytjes ,pse jo dhe të thirrjeve të hapura për sulme të reja raciste; të gjitha sa u përmëndën më lart përbëjnë terrenin racist grek.
Ne që po shpërndajmë këtë tekst jemi prej atyre që formojnë grupe autonome antifashiste, të përzjera, të përbëra nga njerëz me karta blu identiteti dhe jo, jemi nga ato që qeshim kundrejt farsës qesharake të heronjve të grekëve, jemi nga ata të cilët deklarojnë se [kush banon këtu,është vëndas], jemi nga ato që s’na interesojnë Maqedonitë dhe Kacifat, jemi nga ato dhe nga ata që mbushemi me urrejtje nga vrasjet e çdo Petrit Zifle të kësaj shoqërie. E dimë mirë se përballë nesh kemi një shtet grek sulmues dhe një shoqëri të përbërë nga racistë. I njohim të gjithë ata ,sepse i njohëm që në moshën e femijërisë, në shkolla, në vëndet e punës dhe disa prej nesh edhe brënda familjeve tona. Akoma edhe më shumë i njohëm dhe i urryem në vitin 2004 kur shumë prej tyre organizuan dhe morën pjesë në pogromin mbarëgrek kundër shqiptarëve. Njohim, gjithashtu edhe aleatët tanë brënda kësaj shoqërie. Dimë gjithashtu se nëse ekziston një gjë të cilen kanë frikë grekët është nëse organizohemi të gjithë ne që jemi kundër tyre. Prandaj dridhen kur mendojnë se mund të lidhen mes tyre komunitetet e emigrantëve, ndaj tremben se mos ‘të huajt’ organizohen politikisht në Greqi, ndaj dhe sulmojnë me dhunë çdo grup polietnik që kalon kohën nëpër sheshet e lagjeve, ndaj dhe kanë frikë të ashtuquajturit ‘brezi i dytë i emigrantëve’. Ç’mënden kur na dëgjojnë të flasim në gjuhët tona sepse nuk munden të kontrollojnë dot çfarë themi. Frikësohen nga ajo që mund të krijohet prej kësaj. Nuk duan që ne të mësojmë për historinë e tyre sepse është një histori e përlyer me gjak për çdo ‘të huaj’ ( Hebrenj, Slavo-maqedonas, Çamë ).
Dalim sot publikisht për të folur për Petritët, për Erionët, për Arbenët dhe për Ahmedët, për të gjitha ata, për të cilët ne themi se jeta e tyre vlen aq sa edhe jeta jonë. Dalim publikisht për të thënë se e kemi jetuar në kurriz shoqërinë tuaj raciste dhe se ju njohim mirë të gjithëve: shtetin, fashistët dhe racistët e përditshëm dhe ju themi se po organizohemi kundër jush.
Kemi tërbim për çdo racist !
Antifa Negative 12/2018