Antifa negative lindi (duke zvëndësuar firmën e antifa casa del campo) në Maj të 2012 në Athinë nga emigrantë dhe jo, duke patur si bazë tekstin i cili u firmos dhe u diskutua gjatë krijimit të saj – «manifesti për një antifashizëm antigrek». Në kuadrin e kësaj kolektive, kriteri themeltar për të gjykuar një shoqëri – në këtë rast atë greke – është mënyra se si kjo shoqëri i sillet minoriteteve të saj dhe të «Tjerëve» të saj. Mund të thoni që nuk ekzistonte rrugë tjetër për ne, përderisa poltika jonë shkonë dorë për dore, herë pjesërisht dhe herë në segmente, me izolimin që na ka ofruar shoqëria greke, nëse është e së majtës apo të së djathtës kjo s’ka shumë rëndësi. Kështu dhe ne vetë nga ana jonë i dhurojmë pak nga armiqsia jonë. Atë që të paktën mund të artikullojmë me fjalë dhe vepra. Duke jetuar ferrin me frymëmarrje të rralla në ajër të pastër, një njeri mund të kuptoj që ferri nuk përmirësohet, nuk reformohet. Pikërisht për këtë, kemi gjetur strehë në aksionet antifashiste të cilat i perceptojmë si mjeti i dekonstruksionit i ç’farë do gjëje greke, ç’do gjëje që ka qef të riprodhoj dhe të konservoj shoqëria greke në kurriz të të «Tjerëve» të saj, të të «huajve» të ç’do lloji, të «antishoqërorëve» të ç’do lloji, në fe, në ngjyrë, në kombësi, në orjentimin seksual etj. Fundja fundit kjo është çfarë do të thotë dhe antifa negativë: të reagosh, të mos përkulesh aty ku invadon terri nacionalist dhe terrorizmi. Negativë do të thotë të mos shesësh të kaluarën, të largët apo të afërt, për entuziasme idiote të një ledhatimi të sotshëm. Negativë do të thotë të theksosh konkurrencat, të mos i fshehësh, të mos i lëmosh. Negativë do të thotë të mos kesh perëndi dhe afend, drejtues dhe simbole dhe tabela dhe veshoke. Gjithëashtu do të thotë që kur flet do të bashkëkonsiderosh dhe të tjerët, të cilët nuk mundën kurrë të flasin ose heshtin dhe heshtjet e tyre kanë vlerë. Negativë do të thotë të mos mendosh positivisht dhe konstruktivisht ndërkohë që kokat e lëvizjeve të vënë baste për lëvizje madhështore dhe utopi (dogmatike) të pasigurta. Dhe negativë do të thotë të bërtasësh në këto kohra «greqi qepe!» dhe «grekë jeni fashistë!»